Fjalë Kyçe

Një shqiptar lëndohet rëndë në një aksident trafiku në Kroaci

Një shqiptar lëndohet rëndë në një aksident trafiku në Kroaci

Një shtetas shqiptar është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e mëngjesit të së shtunës, në Soline të Kroacisë.

E përditshmja “Dubrovački dnevnik” e Kroacisë ka zbuluar jozyrtarisht se shtetasi shqiptar po drejtonte veturën me targa italiane, e cila është përplasur me një veturë tjetër.

Si pasojë, dy persona janë hospitalizuar.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Dubrovnikut.