Jon Ajdini është një i ri shqiptar nga Shkupi, i cili prej disa vitesh po korr sukses në industrinë e muzikës në rajon. Së fundmi ai ka zbuluar se do të jetë në garë për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurovision. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, Yon Idy tha se për të është privilegj dhe shpresoj shumë të jetë artisti fitues.
“Është kënga më e mirë që mendoj se kam shkruar deri më tani. Do të ishte rasti i parë që një artist si akt solo shqiptar do të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut.” – shprehu kantautori. Por a mendon ai se fakti që është shqiptar nuk e favorizon?
“Shpresoj se nuk do të jetë pengesë. Vetë fakti që jam në finale më tregon se nuk ka barriera.” – tha Ajdini për Abc News Albania. Nëse Ajdini del fitimtar në garën që do të mbahet përgjatë javës tjetër në Maqedoninë e Veriut, do të jetë një tjetër shqiptar që performon në skenën madhështore të Eurovision së bashku me përfaqësuesen e Shqipërisë, Ronela Hajatin.
Këngëtari shprehu se kënga e Ronelës është “një këngë mjaft e bukur dhe i uroj sa më shumë fat pasi do të ishte bukur të ishim dy shqiptar në Eurovision këtë vit.”