Fjalë Kyçe

Një tjetër aderim në Vetëvendosje

Një tjetër aderim në Vetëvendosje

Lideri i VV-së, Albin Kurti, e ka bërë publike aderimin e ri në këtë parti, shkruan Insajderi.

Kurti përmes Facebook ka njoftuar se Yllza Hoti, është anëtarja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje ndërsa për të ka thënë se është studente me notën më të lartë mesatare e cila ka studiuar për Menaxhment, Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

“Me vajza punëtore e të mençura si Yllza, Lëvizja po shton shprehi të punës, lartësi të vetëdijes dhe thellësi të dijes, të gjitha këto të domosdoshme dhe esenciale për ndërtimin e qeverisë dhe zhvillimin e vendit. Ne po rritemi, do të rritemi edhe më shumë. Sepse po fitojmë. Gur i provës për këtë është rinia e ditur që po bashkohet në organizatën tonë”, shkruan Kurti në Facebook.