Fjalë Kyçe

Një tjetër i vdekur në aksident në autostradë

Një tjetër i vdekur në aksident në autostradë

Një i vdekur nga një aksident trafiku ndërmjet një kamioni dhe një veture ka ndodhur dje në autostradë në Trudë rreth orës 20:50.

I vdekuri është shqiptarë mashkull shtetas i Maqedonisë  dhe ishte pasagjer në veturë, përderisa vozitësi i veturës ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman në QKUK. Kamioni ka qenë me vozitës po ashtu shqiptar por me targa dhe shtetas i Kosovës, raporton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe Prokurori i shtetit. Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK-së./GazetaAlo/