Fjalë Kyçe

Një tjetër miliarder beqar/ Elon Musk i jep fund martesës me këngëtaren e muzikës elektronike

Një tjetër miliarder beqar/ Elon Musk i jep fund martesës me këngëtaren e muzikës elektronike

Elon Musk dhe e tij partnerja e Grimes juanë divorcuar pas tre vjetësh.

Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze nga Vancouver janë ndarë, por marrëdhënia e tyre mbetet e mirë dhe ata vazhdojnë të jenë prindër të djalit të tyre njëvjeçar.

“Ne jemi të ndarë, por ne ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer,” tha Musk.

Miliarderi dhe Claire Bushe, sicc është emri i vërtetë i këngëtares së muzikës elektronike bënë paraqitjen e tyre të parë të përbashkët publike në maj 2018 në Met Gala, pasi Musk u nda me Amber Heard.

Në janar 2020, Grimes konfirmoi se ajo ishte shtatzënë dhe djali i tyre lindi në maj 2020. Çifti i dha atij emrin, të paktën të pazakontë, X Æ A-Xii.

Musk ishte i martuar më parë me autoren Justine Wilson, me të cilët ka pesë djem: binjakët Griffin dhe Xavier, 17 vjeç, dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai, 15.