Fjalë Kyçe

Një tjetër puthje mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Një tjetër puthje mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”

“Vëllai i Madh” i ka kërkuar banorëve që të luajnë një nga komeditë më të famshme shqiptare.

Ata do të rikthejnë edhe njëherë në skenë “Pallatin 176”.

Teksa po përgatisnin provën javore, DJ PM dhe Sarah në rolin e tyre si Elsa me Fredin kanë shkëmbyer një puthje mes njëri-tjetrit.

Kjo puthje shkaktoi shumë reagime pozitive dhe nga banorët e tjerë.

Kujtojmë që ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit ata shkëmbyen puthjen e parë, pas shumë debateve e ulje-ngritjeve në marrëdhënie.