Fjalë Kyçe

Një vajzë në rrezik për jetë nga një tentim vrasje

Një vajzë në rrezik për jetë nga një tentim vrasje

Një vajzë shqiptare nga goditja e një veture ka mbetur pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësor.

Rasti ka ndodhur dje në Obiliq në ora 03:40 të mëngjesit të hershëm, dhe ky rast nga Policia e Kosovës është konsideruar si vrasje në tentativë, transmeton Gazeta Alo.

Vozitësi dhe pasagjeri janë arrestuar, mirëpo rrethanat e ndodhjes së vrasjes në tentativë mbesin të panjohura.

Viktima gjendet në QKUK dhe është identifikuar nga prindi (babai) i saj.

Me vendim të Prokurorit, dy  të dyshuarit pas intervistimit  dërgohen  në qendrën e  mbajtjes, për procedura të mëtejme./GazetaAlo/