Fjalë Kyçe

Një i vdekur dhe 130 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 130 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me Covid-19 (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.