Fjalë Kyçe

Një version tjetër i këngës Plas nga Yll Limani

Një version tjetër i këngës Plas nga Yll Limani

Kënga Plas nga Flori Mumajesi duket se po pëlqehet mjaft edhe nga artistët tjerë, kjo pasi që po  këndohet edhe nga kolegët e tij, shkruan GazetaAlo.

E para ishte Elhaida Dani e cila solli një cover të kësaj kënge në versionin e saj më të mirë.

Një tjetër artist që solli këtë këngë është edhe Yll Limani, i cili publikoi një video të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram.

Yll Limani është një ndër artistët më të veçantë në estradën tonë, që njëherësh njihet për baladat e tija të mrekullueshme.

Edhe kësaj radhe ai nuk hezitoi të na dhuronte emocione me këtë version të kënduar  me aq  pasion./GazetaAlo/

https://www.instagram.com/p/BrXj5tEgteK/?utm_source=ig_embed