Fjalë Kyçe

Një veturë në Mitrovicë përfshihet nga zjarri

Një veturë në Mitrovicë përfshihet nga zjarri

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot pasdite në fshatin Terrnavc të komunës së Mitrovicës.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Indeksonline, zjarri ka kapluar tërë makinën, e cila bllokoi edhe rrugën për qarkullim.

Dëshmitarët thonë se ekipet e zjarrfikësve janë vonuar pothuajse një orë për të arritur në vendin ku ndodhi rasti.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa nuk dihen edhe shkaqet e zjarrit.