Në mbrëmjen e sotme është përfshirë nga zjarri një veturë në Veternik të Prishtinës.
Siç raportohet, vetura “X6” është përfshirë nga flakët afër qendrës tregtare “Albi Mall”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikëseve dhe Policisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin duke thënë se nuk është raportuar për të lënduar.
“Rreth orës 17:30 në Veternik afër rrethit ku janë në proces disa punime është raportuar për një automjet të kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet policore dhe zjarrëfikësit dhe janë duke u marrë me rastin. Deri në këto momente nuk ka pasur raportime për ndonjë të lënduar derisa detajet tjera dhe shkaqet që mund të kenë shkaktuar zjarrin do t’iu njoftojnë kompetentët pas procedurave të nevojshme”, tha Hoxha.