Fjalë Kyçe

“Një vit pa ju”, këngëtarja kujton me mall 7 personat e afërm që humbi nga tërmeti

“Një vit pa ju”, këngëtarja kujton me mall 7 personat e afërm që humbi nga tërmeti

Më 26 nëntor të vitit që lamë pas, këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi humbi shtatë persona të afërm për shkak të tërmetit shkatërrues, që shkaktoi në total 51 viktima.

Sot, një vit pas tragjedisë së madhe, Evi ka kujtuar personat e dashur me një postim në InstaStory-n e saj.

Këngëtarja ka publikuar fotot e tyre, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”

Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.