Fjalë Kyçe

Njëri nga të dorëhequrit e Vetëvendosjes në Mitrovicë ka treguar arsyet pse ka vendosur të lë këtë parti

Njëri nga të dorëhequrit e Vetëvendosjes në Mitrovicë ka treguar arsyet pse ka vendosur të lë këtë parti

Afrim Baraku, njëri nga të dorëhequrit e Vetëvendosjes në Mitrovicë ka treguar arsyet pse ka vendosur të lë këtë parti pas shumë vitesh.

Baraku i cili ishte edhe anëtar i VV’së në Mitrovicë thotë se ka pasur raste kundër brenda Qendrës ata që nuk kanë kundërshtuar dhe nuk kanë pasur mendim ndryshe, janë shpërblyer me punësim. Ndërkohë, ky thotë se nuk i kanë pritur mirë kritikat ose mospajtimet që i ka shprehur kohë pas kohe.

Baraku tregon edhe një rast tjetër, kur sekretarja organizative e Lëvizjes e ka quajtur SHIK një aktivist, duke thënë se së fundmi gjërat kishin nisur të dalin jashtë kontrollit.

Ndërsa ai ka shprehur shqetësimin edhe për një rast tjetër, kur në mbledhjen e fundit te këshillit te qendrës gjatë diskutimit, kryesuesi i mbledhjes se këshillit te qendrës është tentuar që ti ndalet fjala njërit prej delegatëve te këshillit të qendrës.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, mbi 50 aktivistë të VV’së në Mitrovicë janë dorëhequr.

Ja letra e plotë e tij:

Pasi që kam marr disa pyetje në inbox dhe e-mail nga shokët dhe miqtë e mi se pse kam dalur nga Lëvizja në Mitrovicë në pamundësi për të ju përgjigjur secilit po e publikoj letrën time dhe disa nga arsyet për hir të respektit që kam me njerëz qe me njohin dhe i njoh.

Të nderuar miq,
Duke parë situatën e krijuar në Kosovë e sidomos në Mitrovicë unë pata vendosur që të bëhem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë duke menduar e shpresuar se aty do te gjejë njerëz parimor si në aspektin personal ashtu edhe atë politik, meqenëse mendimet e mija në atë kohë konsistojshin me kauzat e tyre unë u bashkëngjita dhe punova që kjo parti të fuqizohet e një ditë kur të jetë në pushtet të kemi një qeverisje të pastër e cila në prioritet do të ketë barazinë, drejtësinë dhe zhvillimin e vendit në të mirën e përgjithshme.
Gjate kësaj kohe sa kam qene anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ne Mitrovicë, fillimisht kam qene anëtarë e pastaj jam zgjedhur në mënyrë legjitime kryetar i pikës se Lëvizjes Vetëvendosje ne Vaganicë, si dhe automatikisht delegat ne këshillin e Qendrës ne Mitrovice (pasi qe isha kryetar pike), bazuar Statutin e Lëvizjes përkatësisht ne nenin 41 pika 2. Gjatë kohës sa kam qenë në këtë detyrë vlerësoj se personalisht kam qenë korrekt dhe konstruktiv ne raport me Qendrën, por jo edhe i nënshtruar ndaj askujt por çdo here kam pasur këshilla dhe kritika atu ku kam vlerësuar se janë te nevojshme ne përgjithësi e te domosdoshme ne veçanti për organizatën. Duke u nisur nga fakti se duhet te jemi vetëkritik dhe te respektojmë mendimin ndryshe gjate kohës kur kemi pasur ndonjë diskutim për ndonjë teme kam pasur edhe mospajtime për ndonjë çështje, por çdo here me qellim te mirë për Qendrën, atyre që nuk ju ka përshtatur ajo ç’fare e kam thëne nuk e kane pritur edhe mirë, kjo ka ndodhur me secilin i cili ka pasur ndonjë here mendim ndryshe edhe pse ne me herët njëzëri jemi pajtuar e kemi thëne vazhdimisht se atu ku ka mendime ndryshe ka edhe debat te mirëfilltë dhe konstruktiv pasi që mund të nxirret me e mira.
Një fakt interesant është se për disa persona që vazhdimisht kane qene te dëgjueshëm dhe asnjë here kritik atu ku është dashur, si shpërblim ju ka ardhur edhe punësimi për shkak te afërsisë me kryetarin e Qendrës, gjë te cilën ne si organizatë e kemi kundërshtuar tek subjektet e tjera dhe e kemi cilësuar si jo-parimore dhe krijim i klientelizmit. Gjatë kohës se fundit gjërat në Qendër kanë dalur disi nga kontrolli për shkak të disa shkeljeve te normave (rregullave) brenda Qendrës, fillimisht disa aktivistë edhe janë larguar nga Lëvizja, pasi qe njërin aktivist me ose pa dashje sekretarja organizative e Lëvizjes e ka quajtur SHIK(duke aluduar në të keq) e qe është ne kundërshtim me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje respektivisht nenin 6 pika (f), po ashtu për çdo aktivist në përgjithësi e për mua ne veçanti ka qenë e papranueshme, pasi që nesër secili aktivist apo anëtare mund të jetë target i linçimit të tillë duke iu cenuar integriteti dhe dinjiteti i tyre, ndërsa krejt në fund në mbledhjen e fundit te këshillit te qendrës gjatë diskutimit në një rast me ose pa dashje nga kryesuesi i mbledhjes se këshillit te qendrës është tentuar që ti ndalet e drejta elementare FJALA njërit prej delegatëve te këshillit të qendrës, gjë qe është ne kundërshtim me nenin 6 pika (ë) të Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje, nenin 40 par.1 të Kushtetutës se Republikës se Kosovës, si dhe me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut respektivisht nenin 19, veprimi i tillë për mua personalisht ka qenë një gjest jo i mire dhe aspak i matur si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo etike. Mbi bazën e gjithë këtyre shkeljeve dhe disa te tjerave nuk pati asnjë reagim as nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, gjë e cila më krijoj përshtypje që sa do që të këtë parregullsi në Qendrën në Mitrovicë ata nuk marrim asnjë hap drejt zgjidhjes se problemeve, mbi këto rrethana te krijuara e kam parë të arsyeshme që në mënyrë demonstrative te dorëhiqem nga Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë, si shenjë revolte ndaj keqmenaxhimit në këtë qendër.
Duke falënderuar të gjithë aktivistët, anëtarët e sinqertë që punuam së bashku, unë dorëhiqem nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
Me respekt tani ish-Kryetari i Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vaganicë
Afrim Barku
(Jurist i diplomuar).