Fjalë Kyçe

Njeriu i afërt i Besnik Bislimit zgjidhet drejtor për Financa dhe Thesar në Telekom

Njeriu i afërt i Besnik Bislimit zgjidhet drejtor për Financa dhe Thesar në Telekom

Feim Kelmendi, është emëruar nga Bordi i Telekomit njeriu kryesor për Financa dhe Thesar në në këtë ndërmarrje publike.

Ai nga sot mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit në këtë kompani publike.

Ndaj këtij emërimi ka reaguar Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, i cili ka thënë se Feim Kelmendi është militant i VV-së dhe i afërt i Besnik Bislimit.

“Feim Kelmendi, militant i VV dhe i afërt i Besnik Bislimit, qenka emëruar shef i Financave në Telekom. Çdo ditë e më shumë ‘erë shteti’ e ‘frymë ndryshimi’”, ka shkruar Krasniqi nëFacebook.

Por kush është Feim Kelmendi që me vota unanime të Bordit të Telekomit u emëruar në këtë pozitë.