Fjalë Kyçe

Njeriu që e pati në duar trupin e Adem Jasharit, Gërxhaliu tregon se çfarë ruan nga trupi i komandantit legjendar

Njeriu që e pati në duar trupin e Adem Jasharit, Gërxhaliu tregon se çfarë ruan nga trupi i komandantit legjendar

Arsim Gërxhaliu, njeriu që udhëhoqi ekipin që u mor me zhvarrosjen e trupave të familjes Jashari, ka treguar për emocionet lidhur me punën më të rëndësishme në jetën e tij.

“Hapja e secilit varr ishte emocionuese”, tha Gërxhaliu në T7. “Te komandanti normalisht hyri një elektricitet në organizëm, ishte e papërshkrueshme”

Gërxhaliu, i cili e mbajti në duar trupin Adem Jashari, tregoi se çfarë ka ruajtur nga trupi i komandantit legjendar.

“Unë u ndala. Murati, si Murat, të lexon në sy. Nuk pati nevojë as me folë. Doktor, tha, ky është i yti, merr çka të duash. E mora krahun e djathtë të mustaqeve, pak zylyf dhe dhëmbin e syrit apo ‘canine’ të komandantit”, tha ai.