Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mbetet storja më e mirë që i ka ndodhur Kosovës në vitet e fundit.
Një grup i djemve, i rritur nëpër Evropë e të rikthyer në atdhe, kanë arritur të bëjnë bashkë gjitha gjeneratat e këtij vendi, me sukseset e arritura në futboll.
Kombëtarja e Kosovës, të hënën në mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ ka barazuar 1:1 me Bullgarinë, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.
Përveç ndeshjes së mirë nga lojtarët e Kosovës, atmosferës në tribuna, ajo që mori vëmendjen, ishte prania e dy personave të moshuar në ulëset e ‘Fadil Vokrrit’.
Njëri prej tyre, sipas ‘Opoja.net’ ishte Shaban Mejzini, tifoz 83 vjeçar, që kishte udhëtuar 130 kilometra nga Komuna e Dragashit, për të mbështetur Kosovën stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Gazetasheshi