Fjalë Kyçe

Njihuni me Esat Shalën, i riu nga Drenasi i cili ka mbi 2 mijë video nga lufta në Kosovë

Njihuni me Esat Shalën, i riu nga Drenasi i cili ka mbi 2 mijë video nga lufta në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Esat Shala, një të ri i cili ka mbi 2 mijë video nga lufta e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Shala që nga paslufta në mënyrë vullnetare ka koleksionuar mbi 2000 video incizime të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë.

“Në këtë takim u njoftuam për punën e tij vullnetare në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e po ashtu folëm për bashkëpunimin në iniciativën për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjerash Haxhiu në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i Ministres Haxhiu:

Sot, së bashku me Valzën, pritëm në takim z.Esat Shala, të riun nga Krajkova e Drenasit, i cili që nga paslufta në mënyrë vullnetare ka koleksionuar mbi 2000 video incizime të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë.
Në këtë takim u njoftuam për punën e tij vullnetare në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e po ashtu folëm për bashkëpunimin në iniciativën për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në emër të Ministrisë, falenderova Esatin për punën e bërë deri më tani në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë si dhe u dakorduam për bashkëpunim në arritjen e synimeve për adresimin e këtyre krimeve./