Ishulli i Sardenjës njihet si vendi ku njerëzit jetojnë më gjatë në botë, duke i kaluar 100 vite.
Ishulli i dytë më i madh në Mesdhe është një ndër më tërheqësit prej bukurisë së tij natyrore.
Kjo veçori e Sardenjës, e njohur si “Vija Blu”, ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e shkencëtarëve, ku studiues të shumtë vijnë në rajon për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë.
Qyteti i Arzanës, i vendosur në ishullin e Sardenjës, është një nga vendet ku kryesisht jetojnë këta njerëz fatlumë.