Fjalë Kyçe

Njoftim i rëndësishëm për kosovarët që duan të shkojnë në Finlandë

Njoftim i rëndësishëm për kosovarët që duan të shkojnë në Finlandë

Ambasada e Finlandës në Kosovës ka publikuar një informacion të rëndësishëm për aplikantët e vizave Shengen rreth kohës së trajtimit të vizave.

Kjo ambasadë ka njoftuar se çdo kërkesë për vizë që do të dorëzohet nga 5 korriku 2019, fatkeqësisht do të trajtohet më ngadalë dhe me vonesë të caktuar.

“Koha 15 ditore e përpunimit të aplikacionit nuk është i mundur. Koha e përpunimit do të tejkalohet për të paktën një apo dy javë, shkruan Indeksonline.

Ky informacion është i rëndësishëm për aplikantët e vizave që po konsiderojnë të paraqesin kërkesën e tyre për vizë në Finlandë.

Ne kuptojmë plotësisht se të gjithë aplikantët tanë me të drejtë mendojnë se aplikimi i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të trajtohet menjëherë, por, fatkeqësisht këtë nuk mund ta premtojmë gjatë javëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e kësaj Ambasade.