Fjalë Kyçe

Njofton komuna: Këto dy rrugë do jenë të bllokuara në Prishtinë të hënën

Njofton komuna: Këto dy rrugë do jenë të bllokuara në Prishtinë të hënën

Të hënën, më 9 maj në Prishtinë do të jenë të bllokuara dy rrugë.

Bëhet fjalë për rrugën “Xhorxh Bush”, duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi” si dhe rruga “Garibaldi” deri tek semaforët tek BQK, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur komuna e Prishtinës e cila ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të aktiviteteve që do të mbahen për “Ditën e Evropës”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të medieve,

Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e “Ditës së Evropës”, të hënën, me datë 9 maj, prej orës 09.00 në mëngjes deri në orën 17:00 pasdite, këto rrugë do të jenë të mbyllura:

Rruga “Xhorxh Bush”, duke vazhduar në drejtim të Rrugës “Garibaldi”
Rruga “Garibaldi”, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë të; marrin biçikletat, trotinetët, apo ecin në këmbë, dhe të gjithë së bashku t’i bashkohemi iniciativës për shënimin e kësaj dite.

Të bashkëlidhur gjeni situacionin e rrugëve.