Fjalë Kyçe

Njohja nga Serbia, Thaçi: Ata kanë thënë se edhe liria e pavarësia janë të pamundura, por ndodhën

Njohja nga Serbia, Thaçi: Ata kanë thënë se edhe liria e pavarësia janë të pamundura, por ndodhën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur para mediave për takimin që ka pasur të hënën në Uashington me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Në këtë konferencë ai është pyetur edhe për mundësinë që marrëveshja të përfundojë me njohje reciproke,  duke pasur parasysh fushatën e egër të Serbisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

“Serbia ka thënë që është e pamundur edhe pavarësia edhe liria, edhe ushtria, të gjithë këto janë arritë. Ne duhet të kemi besim në vetvete. Unë jam i bindur se njohja reciproke do të ndodhë. Jam i bindur po ashtu se marrëveshja do të jetë në përputhje me Kushtetutën. Kjo është një mundësi unike për Kosovën”, ka thënë presidenti.

Thaçi po ashtu ka thënë se është e rëndësishmë që për çështje të këtilla të raportojë edhe para parlamentit për të cilën çështje ai ka bërë kërkesë zyrtare, mirëpo që është refuzuar me arsyetimin se ftesa do ishte dashur të bëhej  më herët dhe se Kuvendi është i zënë me  aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së.