Një gjyshe duhet t’i fshijë fotografitë e nipërve dhe mbesave të saj, të cilat i postoi në Facebook dhe Pinterest pa lejen e prindërve të tyre, ka vendosur një gjykatë në Holandë.
Gjyshja përfundoi në gjykatë, pasi vajza e saj e paditi atë. Gjykatësi vendosi që çështja ishte brenda rregullave të Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave.
Rasti shkoi në gjykatë pasi gjyshja refuzoi t’i fshinte fotografitë e nipërve dhe mbesave të saj, të cilat i kishte publikuar në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.
Nëna e fëmijëve i kishte kërkuar asaj disa herë që t’i fshinte fotografitë, por ajo nuk e kishte bërë. Rregullorja e BE-së zakonisht nuk aplikohet për të dhënat “shumë personale” ose “shtëpiake”.
Por, pavarësisht kësaj, rasti nuk u përjashtua për shkak se postimi i fotografive në rrjete sociale i bëri ato të gatshme në një audiencë më të gjerë, thuhet sipas vendimit të gjykatës.
“Nuk mund të përjashtohet fakti se fotografitë e vendosura në Facebook mund t’iu bien në dorë palëve të treta”, tha vendimi. Gjyshja duhet t’i fshijë fotografitë ose të paguajë dënim 50 euro në ditë, nëse nuk i fshinë.