Fjalë Kyçe

Noizy flet për konfliktin me Encën: I thoja mos gënje

Noizy flet për konfliktin me Encën: I thoja mos gënje

Dikur Enca dhe Noizy njiheshin për miqësinë e tyre të ngushtë, që përfundoi me një zënkë të bujshme publike.

Këngëtarja u largua nga OTR pas një deklarate ku tha se gjithçka e ka arritur vetë, deklaratë e cila nuk u prit mirë nga Noizy.

I ftuar në emisionin “NIN”, reperi solli edhe njëherë në vëmendje të medias konfliktin mes tyre duke thënë se Enca ishte shumë e lodhshme dhe sipas tij mosmirënjohëse.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese. Ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme si person, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë un ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizy-n që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur. Nuk i kam thënë shko thuaj që unë ta dhashë mundësinë, që unë kam bërë gjëra për ty. Por nëse do shtrohet pyetja mos gënje. Dy herë ia kam bërë atë vërejtje. Enca mos gënje, thuaj gjërat e drejta siç janë. I mirë, i keq, i bardhë, i zi thuaj më ka ndihmuar. Këtë nuk e bëri dot siç duhet, si edhe probleme të tjera”, u shpreh Noizy.