Fjalë Kyçe

Nora e bën Renen të duket si vetja

Nora e bën Renen të duket si vetja

Një ndër personazhet më të komentuara gjatë periudhës së fundit padyshim që është edhe këngëtarja Nora Istrefi.

Që kur Roberti e bëri postimin se ai dhe Nora nuk janë më bashkë, të dy protagonistët çdo ditë përfliteshin në mediat rozë qoftë edhe për detajin më të vogël, shkruan Kosovarja.

Por, me kalimin e kohë situata u qetësua dhe çifti vazhduan normalisht jetën e tyre, e për hatër të Renesë ata madje janë treguar një çift shumë i modernizuar, duke treguar raporte sikur të mos ishin ndarë fare.

Jo pak herë është përfolur edhe kujdestaria e vajzës. Por, e rëndësishme është se në këtë situatë kujdesi nuk i ka munguar as nga Nora e as nga Roberti.

Së fundmi, Nora ka postuar ca instastory shumë të këndshme, ku vëmendje mori paraqitja e Renesë që duket e ngjashme si nëna e saj.

Me frizurë si të Norës, po duke sikur të ishte vetë këngëtarja e vogël, mbase do bëhet edhe ajo këngëtare nuk i dihet.