Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar tjetër medalje.
Në Grand Prixin e mbajtur në Tel Aviv, Gjakova ka fituar medaljen e bronztë, në kategorinë -57 kilogramë, shkruan lajmi.net.
Në finalen e repesazhit, e cila kishte vlerën e medaljes së bronztë, Gjakova arriti të mposhte Telma Monteiro.
Nora ka fituar 700 pikë olimpike, për Lojërat Olimpike, Tokyo 2020.