Fjalë Kyçe

Nora Istrefi prapë shtatzënë?

Nora Istrefi prapë shtatzënë?

Një fotografi e këngëtares së njohur kosovare, Nora Istrefi, ka thyer rrjetin gjatë ditës së sotme.

Mbrëmë Nora bashkë me disa këngëtarë të tjerë ka përformuar për bashkatdhetarët tanë në Amerikë, e ajo që është vënë re te këngëtarja e pëlqyer është barku më i fryrë, shkruan Express.

Nora që njihet për linjat e saj seksi mbrëmë ka dhënë përshtypjen se edhe mund te jetë shtatzënë.

Pavarësisht se mediet rozë po shkruajnë rreth një shtatzënie të dytë të saj, ajo nuk ka reaguar ende.

Nuk dihet nëse Nora do të sjellë në jetë edhe një bebe pas bukuroshes Rene, e cila pritet t’i mbush katër vjeç në maj.