E bukur, e zjarrtë, unike që nga paraqitja e saj e parë dhe ende po vazhdon të cilësohet si e tillë.
Këngëtarja Nora Istrefi po merr vëmendje çdo ditë qoftë me një veprim apo diçka krejt të vogël që bën, shkruan Kosovarja.
Vëmendja më e madhe iu shtua akoma më shumë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Roberti, ku publiku është i etur të dijë se ku del, me kë e detaje të tilla.
Pavarësisht të gjitha këngëtarja vazhdon të qeras publikun me imazhe që komplimentohen nga një masë e gjerë.
Edhe në imazhet e fundit ajo nuk shpëtoi pa marrë komplimente të shumta.
Madje dikush i tha: “E bukur me gjitha të bukurat”.
A e vlerësoni edhe ju kështu?