Fjalë Kyçe

Novak Djokovic në finalen e Australian Open

Novak Djokovic në finalen e Australian Open

Australian Open ka kompletuar finalistët.

Novak Djokovic ka fituar ndaj Lucas Pouille duke u kualifikuar në finalen e Australian Open.

Tenisti serb ishte bindshëm më i mirë se kundërshtari i tij të cilin e mposhti me rezultat në sete 6-0, 6-2, 6-2, transmeton lajmi.net.

Djokovic shfaqi formë të jashtëzakonshme në duelin e gjysmëfinales duke siguruar ballafaqimin për trofeun e kampionit.

Tenisti numër një në botë do të luajë kundër bartësit të dytë, Rafael Nadal në finale, të dielën.