Çdo i pesti zagar ka kafshuar ose është përpjekur të kafshojë personin e panjohur, në numër të njëjtë ka sulmuar edhe qen të tjerë, ndërkaq çdo i dymbëdhjeti ka sulmuar pronarin e vet
Hulumtimi i publikuar në revistën “Applied Animal Behavior Science”, të cilin e kanë bërë shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë në bashkëpunim me së paku 6.000 pronarë qensh, ka treguar që, nga 33 raca të cilat janë hulumtuar, është treguar që më agresiv është – qeni i racës Dachshund, transmeton Telegrafi.
Në vendin e dytë është Chihuahua, ndërkaq në të tretin terrieri Jack Russell.
Më së paku agresivë janë Basset Retrieveri i artë, labradori, qeni siberian dhe langoi anglez.
Qentë e klasifikuar: Bull Terrier dhe Rottweiler mesatarisht sulmojnë ose shpesh nën mesatare.
Shkencëtarët thonë që të dhënat zyrtare statistikore mbi kafshimet e qenve nuk janë relevante, sepse shumica e të kafshuarve nuk paraqiten te mjeku.
Nëse ju kafshon qeni më i madh, probabiliteti më i madh është që do të kërkoni ndihmë mjekësore, mirëpo kjo assesi nuk do të thotë që ato raca më së shumti kafshojnë.
Thuhet edhe që mbi sulmet e ashtuquajtura të racave të rrezikshme më së shumti flitet dhe shkruhet në media, për shkak që janë më të mëdhenj dhe më të fortë, andaj sulmet e tyre kanë pasoja më të rrezikshme nga sulmet e qenve të vegjël.