Fjalë Kyçe

Nuk e duron kolonën, vozitësi rrezikon këmbësorët në trotuar (VIDEO)

Nuk e duron kolonën, vozitësi rrezikon këmbësorët në trotuar (VIDEO)

Shkelje të shumta në trafik raportohen thuajse çdo ditë.

Një shkelje e ngjashme është bërë sot në dalje të Prishtinës, në Veternik.

Një veturë nuk ka duruar të pres në kolonën e krijuar në këtë rrugë, por ka vozitur në trotuar.

Kësisoj ai ka rrezikuar edhe këmbësorët të cilët shihen teksa ecnin në këtë anë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet qartë rreziku i shkaktuar nga ky vozitës që aspak nuk i interesoi për të tjerët në trafik./lajmi.net