Një grua në Kinë e ka goditur për vdekje me gërshërë të dashurin e saj në rrugë, i cili u mundua ta poshtëroj publikisht duke e quajtur të “trashë”.
Ai ishte munduar ta ndalë që të blejë një akullore dhe sikur kjo të mos i mjaftonte, i kishte thënë se tashmë është në mbipeshë, transmeton Telegrafi.
Mediat kineze raportojnë se sulmuesja është arrestuar nga policia, ndërsa incidenti ka ndodhur në qytetin Zhumadian në pjesën qendrore të Kinës.
Sipas policisë e dyshuara e identifikuar vetëm si Wang ishte grindur me partnerin e saj i njohur si Zhang, të cilin e sulmoi me një palë gërshërë.