Një djalë i ri, i cili nuk mundi të gjente një shoqëruese për mbrëmjen e maturës, mori me vete macen e tij.
Po, ashtu siç e lexuat. Nëse ju duket e çuditshme, njihuni me Sam dhe shoqëruesen e tij, macen Ruby.
Kur Sam, siç transmeton Gazeta Shqiptare shkrimin, nuk bindi asnjë vajzë ta shoqëronte, ai e dinte shumë mirë se kë do të merrte si shoqëruese.
“Vëllai im mori macen. Mami i bleu asaj një fustan, që vëllai të kishte dikë me të cilën do të dilte fotografi”, tha motra e Sam për “Love Meow”.
E pikërisht, mënyra sesi macja e shikon Sam, të lë pa fjalë.