Fjalë Kyçe

Nuk janë kosovarë: Tre persona nga Shqipëria vranë policin malazez

Nuk janë kosovarë: Tre persona nga Shqipëria vranë policin malazez

Polici nga Mali i Zi, Milutin Lekovic, 41 vjeç, mbeti dje i vdekur pas plagëve me armë që mori nga L.H 49 vjeçar nga Shqipëria. Policia ka arrestuar këtë të fundit,  N.H 67 vjeç dhe një person tjetër, që ndodheshin në veturë më të.

Siç bëhet e ditur deri tani, Lekovic dyshohet se u qëllua në kokë nga shqiptari, i cili më pas u dërgua drejt e në polici, nga roja kufitare, koleg i të ndjerit.

L.H bashkë me N.H dhe një tjetër po tentonin të kalonin kufirin me Kroacinë rreth orës 14:00, kur edhe ndodhi rasti.

Teksa tentuan t’i ikin viktimës, L.H qëlloi me armë nga vetura dhe e plagosi atë në kokë, ku pavarësisht intervenimit të mjekëve në spitalin Risan, nuk ia doli të shpëtojë nga plagët e marra, përcjell Gazeta Metro.

Ndërsa, nga policia malazeze u bë e ditur se i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, sot në orën 16:00 pasdite.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së kaluar u raportua se dorasi është kosovar, sidoqoftë, deri tash merret vesh se ai është nga Shqipëria, dhe se Mali i Zi veç se ka filluar procedurat rreth këtij rasti, me shtetin fqinj.