Fjalë Kyçe

Nuk kanë më vend në LDK: Këta janë anëtarët e vjetër që nuk bëjnë pjesë në Këshillin e Përgjithshëm

Nuk kanë më vend në LDK: Këta janë anëtarët e vjetër që nuk bëjnë pjesë në Këshillin e Përgjithshëm

Mbrëmë LDK pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka publikuar edhe emrat e aëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, shkruan Gazeta Metro.

Në këtë listë është parë mungesa e dy anëtarëve të përhershëm të LDK’së, si Skënder Hyseni dhe Melihate Tërmkolli.

Dy nga anëtarët më të vjetër në këtë listë, nuk kanë qenë pjesë e 131 emrave të zgjedhur.

Skënder Hyseni, ishte coordinator për dialogun Kosovë-Serbi, në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ai gjithashtu kishte pozita të ndryshme gjatë kohës në LDK.

E në këtë listë vërehet edhe mungesa e Melihate Tërmkollit, e cila pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut në pozitën e kryetarit është parë paksa e revoltuar.

Derisa ishte vetë Tërmkolli që para mediave tha shkurtimisht ‘’S’jam në LDK’’, e më vonë në një emission ajo tha se ishte e para që ishte larguar nga LDK, dhe ata e kishin bërë këtë me peticion.