Pamundësia për të marrë përkrahje financiare ishte goditja e fundit për një baba të tre fëmijëve që kishte hyrë rreth 20 mijë sterlina në borxh në Britaninë e madhe, duke larë qiranë e duke rritur fëmijët pasi kishte mbetur për disa kohë pa punë.
Para se të vetëvritej, 34-vjeçari Filip Heron postoi në rrjetet shoqërore një foto të tijën duke qarë në makinë.
Prindërit nuk e dinin për borxhin dhe e morën vesh vetëm pas vetëvrasjes.
Ai kishte aplikuar për kredi të butë që të lante borxhet, me 1% interes, por pasi ishin shteruar të gjitha mundësitë dhe kishte mbetur me vetëm 4.61 sterlina në bankë, babai kishte ndërmarrë hapin fatal.