Një foshnje e porsalindur që nuk mori frymë për 28 minuta kur lindi, mbijetoi mrekullisht.
Eva lindi me kordonin e kërthizës të lidhur fort rreth qafës.
Vajza nuk mori frymë për gati gjysmë orë pas lindjes, por arriti të sfidojë çdo shans.
Mjekët i thanë Alex Kellyt dhe bashkëshortit të saj Marc se vajza ishte shumë e dobët. Gjithashtu u thanë se nëse do mbijetojnë do kishte dëmtime në tru.
“Të marrë një fëmijë me tru të dëmtuar në shtëpi është makthi më i keq i çdo prindi”, tha Kelly.
Ndërsa prindërit qëndronin pranë inkubatorit të saj, Eva filloi të tregonte shenja përmirësimi.
Por ndërsa ditët kaluan, Eva u stabilizua ngadalë dhe 12 ditë pas lindjes traumatike, familja u lejua ta merrte në shtëpi.