Fjalë Kyçe

Nuk mund ta besoni se ku e ka parkuar veturën një qytetar në Pejë

Nuk mund ta besoni se ku e ka parkuar veturën një qytetar në Pejë

Parkimi i veturave jashtë vendeve adekuate ku duhet është e shpeshtë në Kosovë. Jo vetëm në hapësira gjelbëruese, por edhe në zebra, ku një rast i tillë ka ndodhur sot në Pejë.

Siç shihet në këtë fotografi të dërguar nga një lexues i Indeksonline, kjo veturë është parkuar në zebra. Sipas këtij dëshmitarit, vetura është parkuar afër një rrethrrotullimi, ku qarkullimi i këmbësorëve në këtë pjesë është i madh.

Vetura është me targa të huaja, jo të Kosovës. Për më shumë shikoni fotografinë dhe vlerësojeni parkimin në këtë mënyrë e cila është në kundërshtim me rregullat në trafik.