Fjalë Kyçe

“Nuk pi ujë, as shkoj dot në banjo”- Infermierja italiane publikon foton, tregon lodhjen nga koronavirusi

“Nuk pi ujë, as shkoj dot në banjo”- Infermierja italiane publikon foton, tregon lodhjen nga koronavirusi

Bilanci i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën rritet çdo ditë. Deri më pati në Itali, e cila është vendi i dyti në botë pas Kinës, numri i të prekurve i ka kaluar 10 mijë duke përfshirë 8514 të sëmurë aktualisht, 631 të vdekur dhe 1004 të shëruar.

Por më të lodhur nga e gjithë kjo situatë e rëndë në Itali janë mjekët dhe infermirët të cilët janë në çdo moment të ekspozuar ndaj rrezikut. Ditën e sotme një infermiere nga Milano ka postuar një foto të saj në Instagram ku shihet qartë shenjat e nxira të maskës në fytyrën e saj.

“Jam shumë e lodhur fizikisht sepse masat e mbrojtjes mund të të lëndojnë, këmisha që vesh më bën të djersij pa fund dhe kur e vesh nuk e heq më për më shumë se 6 orë dhe nuk mund të shkoj në banjo apo të pi ujë”– shkruan në postimin e saj infermierja italiane. Por Alessia ka një apel për të gjjthë italianët.