Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen kundër Burnley, me rezultatin 3:1.
Kësisoj, “The Reds” mbajnë hapin me liderët e Manchester City, me vetëm dy pikë distancë.
Por, pas ndeshjes, Jurgen Klopp dhe tifozët kanë pranuar një lajm shokues.
“Goal” shkruan se mbrojtësi i skuadrës Joe Gomez do të mungojë për gjashtë javë, si pasojë e një lëndimi, transmeton lajmi.net.
Anglezi u detyrua të largohet nga ndeshja me Burnley në minutën e 23-të të takimit, pas një përplasje me Ben Mee.
Mungesën e tij e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës Jurgen Klopp.