Fjalë Kyçe

Numërohen mbi 95 për qind të votave, s’ka ndryshim në renditjen e partive

Numërohen mbi 95 për qind të votave, s’ka ndryshim në renditjen e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar më shumë se 95 për qind të votave, e renditja e partive nuk ka ndryshuar.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 25,74 për qind ose 196,440 vota.

Pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05 për qind ose 191,174 vota.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 21,20 për qind ose 161,815 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur të marrë 11,59 për qind ose 88,479 vota.

Nisma bashkë me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, sipas të gjitha gjasave nuk do ta kalojnë pragun, duke qenë se kanë marrë vetëm 4,93 për qind ose 37,601 vota.
__________________

Janë numëruar më shumë se 92 për qind e votave
dhe Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar në 190936 vota, apo 25.78 për qind të votave.

LDK-ja është e dyta me 24.87 për qind të votave apo 184185 vota. PDK është e treta me 21.28 për qind të votave. Koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind.

Nisma-AKR-PD ka 4.95 dhe duket se s’do të arrijë të kalojë pragun.

—————————————

Numërohen mbi 80% e votave, VV me mbi 6 mijë vota para LDK-së

 

(E përditësuar)Numërimi po ecën me ritme të shpejtuara dhe në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së tashmë janë numëruar 646.216 fletëvotime.

Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 168,078 vota 26.01%.E dyta është LDK 161,791 ose përkthyer në përqindje 25.04%.Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 136,896 apo 21.18% të votave.


Numërohen 70 për qind, VV mbetet e para

(E përditësuar)Teksa janë numëruar 70 për qind të votave të zgjedhjeve të sotme, Vetëvendosje po prin me 26.03 për qind të votave.

LDK-ja ka 25.35 për qind të votave.

Dallimi në vota është gati 4000 me VV-në që ka 145457 e LDK-ja 141665.

PDK-ja mbetet larg në vend të tretë me 21.63 për qind, e koalicioni AAK-PSD ka 11.74 për qind. Nisma është në “teh” të pragut me vetëm 5.16 për qind të votave.


Numërohen 60 për qind e votave, Vetëvendosje në epërsi

(E përditësuar)Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK’së me 0.05 për qind të votave, që në numra i bie 250 vota dallim.

460 mijë vota janë numëruar deri tash, e VV-ja po prin për herë të parë ndaj LDK-së me diferencë të vogël.

117.831 vota i ka deri tash Vetëvendosje, ndërsa 117.589 vota i ka LDK-ja.

Pas tyre është PDK-ja me 21.72 për qind të votave.


Vetëvendosje e kalon LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje prin në zgjedhjet parlamentare të Kosovës pas numërimit të 59 për qind të votave.

Vetëvendosje, sipas numërimit zyrtar të votave, prin me rreth 300 vota më shumë se Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas numërimit të 462 mijë votave, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 117.831 vota, ndërkaq LDK ndodhet e dyta me 117.589 vota të fituara.


Numërohen më shumë se gjysma e votave, ngushtohet diferenca LDK-VV

Janë numëruar më shumë se gjysma e votave në zgjedhjet e sotme, me LDK-në që prin, por me VV-në që është afruar ndjeshëm.

Deri tash, LDK-ja ka 25.13 për qind apo 96781 vota, ndërsa VV-ja ka 24.74 për qind të votave apo 95281 vota.

PDK-ja ka 22.20 për qind të votave me 85479 vota.

Image

 


Numërohen 40 për qind e votave, LDK e para

Teksa janë numëruar 40 për qind e votave deri tash, është ngushtuar diferenca mes të parit e të dytit.

LDK-ja vazhdon të prijë me 25.28 për qind të votave, apo 77581 vota. Vetëvendosje është e dyta me 73761 vota apo 24.03 për qind. PDK-ja është e treta me 22.82 për qind apo 70042 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka 12.66 për qind, ndërsa Nisma 5.53.

Image


Numërohen më shumë se 20 për qind, vazhdon të prijë LDK-ja

Janë numëruar më shumë se 20 për qind e votave në zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Kosovës.

Pas 21.16 për qind të votave të numëruara, LDK-ja prin me 25.29 për qind, apo 36921 vota.

PDK-ja është e dyta me 32269 vota, apo 22.1 për qind. VV është e treta me 21.78 për qind apo 31803 vota. Koalicioni AAK-PSD ka 14.14 për qind apo 20638 vota. Nisma-AKR-PD është koalicioni tjetër që ka kaluar pesë përqindëshin. Deri tash kjo parti ka 5.2 për qind, apo 7592 vota. Lista Serbe ka 10509 vota apo 7.2 për qind.

Image


LDK-ja prinë e para, ndërsa PDK e dyta

Ka filluar numërimi i Komisionit Qendror Zgjedhor pas mbylljes të qendrave të votimit në Kosovë

Partia e parë që po prinë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 24,42% të votave.

E dyta është PDK me 21,63%, ndërsa e treta është Lëvizja Vetëvendosje me 20,28%


Garë e ngushtë midis LDK dhe PDK, pak vota dallim mes njëra-tjetrës

Ka filluar numërimi i Komisionit Qendror Zgjedhor pas mbylljes të qendrave të votimit në Kosovë.

Sipas votave të nuëruara deri më tani që janë afër 10,000, partia e parë është Lidhja Demokratike e Kosovës ms 21,83 për qind të votave, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje nga këto vota të numëruara deri më tani ka 15,15 për qind të votave, ndërsa PDK është e dyta me 21,71 për qind të votave.

AAK – PSD nga këto vota të numëruara ka 12,59 për qind, dhe NISMA – AKR me 4,69 për qind.


KQZ fillon numërimin, kjo është partia e cila po prinë

Ka filluar numërimi i Komisionit Qendror Zgjedhor pas mbylljes të qendrave të votimit në Kosovë.

Sipas votave të nuëruara deri më tani që janë afër 10,000, partia e parë është Lidhja Demokratike e Kosovës ms 22,69 për qind të votave, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje nga këto vota të numëruara deri më tani ka 13,15 për qind të votave, ndërsa PDK është e dyta me 17,71 për qind të votave.

AAK – PSD nga këto vota të numëruara ka 12,59 për qind, dhe NISMA – AKR me 4,69 për qind.

Klikoni këtu për rezultatet online