Fjalë Kyçe

Numërohen gjysma e votave me kusht, ja kur pritet të përfundojë numërimi i tyre

Numërohen gjysma e votave me kusht, ja kur pritet të përfundojë numërimi i tyre

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani janë numëruar 13 mijë e 408 fletëvotime.

Nga këto fletëvotime të numëruara prin Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas statistikave del të jetë e pamundur që numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta të përfundojë sot, pavarësisht se procesi është duke shkuar normalisht.

Në total janë gjithsej 26 mijë e 819 fletëvotime të cilat do të numërohen.