Fjalë Kyçe

Numërohen votat e diasporës për Fushë Kosovën, Burim Berishës së LDK-së i ulen gjasat për fitore në raundin e parë

Numërohen votat e diasporës për Fushë Kosovën, Burim Berishës së LDK-së i ulen gjasat për fitore në raundin e parë

Vëmendja kryesore te votat e diasporës është përqendruar në Fushë Kosovë për shkak të pak votave që i nevojiten kandidatit të LDK-së për të fituar garën pa shkuar në balotazh.

Megjithatë shumica e 80 votave nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës i shkuan kandidatit të LVV-së, Enver Bajçinca.

Kjo ia zbehu mundësinë Burim Berishës së LDK-së që të fitojë garën në raundin e parë.

Pa votat e diasporës Berishës i nevojiteshin vetëm pak vota, derisa pas procesimit të votave të diasporës Berishës, i nevojiten mbi 60 vota për fitore në raundin e parë.

Nga numërimi i 80 votave të diasporës së Fushë Kosovës, më së shumti ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca, (49).

Pas tij vjen Burim Berisha i LDK-së me 13, Rrahim Tërnava i PDK-së me 11 dhe Hasan Ismajli i AAK-së vetëm 2 vota.

Nga numërimi i votave të rregullta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i LDK-së, Burim Berisha mori 49,96% të votave, krahas 25,33% të tyre sa i mori kandidati i LVV-së, Enver Bajçinca.

Kjo diferencë mes dy kundër kandidatëve më të votuar është zvogëluar pas numërimit të votave të diasporës.

Kanë mbetur pa u numëruar votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./