Fjalë Kyçe

Numri i vdekjeve nga COVID-19, Zemaj e Kollçaku përplasen në Komision

Numri i vdekjeve nga COVID-19, Zemaj e Kollçaku përplasen në Komision

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Komisionin për Shëndetësi, tha se është ngritur dyshimi për mos raportimin e numrave të të vdekurve, duke thënë se kjo përbën skandal.

Ai ka kërkuar të dijë se çfarë lloje të testimeve po raportohen në statistikat e testimeve për COVID-19.

“Cilat lloje çfarë lloje të testimeve janë duke u raportuar, PCR, serologjik, Antigen, Rapid. Cilat janë duke u raportuar si statistika zyrtare. Rastet e vdekjeve, nëse kjo saktësohet që po e thotë deputeti Bekim Haxhiu, qe pacientët postCovid si pasoj e Covid kanë përfunduar me fatalitet dhe fshihet ky numër, ky është mashtrim….nëse ata pacientë kanë qëndruar 6 javë të shtrirë në spital, duhet të raportohen. Nëse raportohet se një pacient është shtrirë dhe nuk është evidentuar që pas dy jave ka vdekur atëherë kjo është mashtrim”, tha Zemaj, raporton EO.

Kurse kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, tah se i Zemaj po hedh dyshime mbi stafin shëndetësor.“Ju po hidhni dyshime te stafi shëndetësor, në vend që të gëzoheni që nuk ka pasur raste të vdekjes”.

Haxhi Avdyli deputet i VV-së tha se ky është debat jo etik.

“Nuk duhet të merremi me keqpërdorimin e njerëzve që kanë humbur jetën dhe kjo punë është e profesionistëve shëndetësor. Nëse një rast ka pasur Covid para disa muajve ajo është çështje që duhet të diskutohet dhe të gjendet shkaktari i vdekjes dhe jo deputeti. Ky debat është shumë shqetësues për gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Është e tepërt që përmes rasteve të bëjnë politik. Është e nevojshme të rishikohen këto ligje. Është e pamundshme që ligjin për sëmundje ngjitëse ta kemi brenda korrikut. Vdekja në QKUK edhe në rastet e rënda vjen edhe nga sëmundje të tjera”, tha Avdyli.