Fjalë Kyçe

Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje

Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Po është dërguar në mbajtje”, tha Preteni.

Ai gjithashtu theksoi se Prokuroria ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy personave të tjerë me inicialet P.L dhe A.L.

Preteni tha se seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy të tjerëve është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore dhe pritet të vendoset se çka do të ndodhë tutje.

Ndryshe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku dyshohet se natën e 2 korrikut së bashku me disa familjarë i kishte sulmuar policët të cilët e kishin gjobitur djalin e tij.

Dy nga ta kanë pësuar lëndime trupor si pasojë ndërsa njëri prej tyre ishte plagosur me armë zjarri në këmbë, teksa tjetri ka marrë plagë të rënda në kokë nga një mjet i fortë./