Fjalë Kyçe

Nxirren kufomat e fëmijëve të djegur në Ujz, Policia jep detaj

Nxirren kufomat e fëmijëve të djegur në Ujz, Policia jep detaj

Janë nxjerrë kufomat e fëmijëve të cilët vdiqën sot si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.

Sipas familjarëve ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 8:30, kur ka marrë flakë oda e familjes S.

Fëmijët B.S e O.S. ishin në odë në ato momente.

Për shkak të zjarrit të madh, familjarët e të tjerët nuk kanë arritur të depërtojnë në odë për t’i shpëtuar.

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, major Milazim Lumi ka thënë se dy fëmijët që kanë vdekur kanë qenë djem të axhës mes vete.

Të njëjtit, ai ka deklaruar se kanë jetuar në bashkësi familjare.

“Pasi e ka kapluar zjarri një shtëpi kemi dy viktima fëmijë. Kemi edhe një person tjetër të lënduar të kësaj familje që ka tentuar të hyjë t’i shpëtojë fëmijët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ende nuk dihen arsyet e zjarrit dhe Policia është në fazën e hetimeve.

11:04
Dy fëmijë vdesin në Ujz të Gjakovës pasi shtëpia u kaplua nga zjarri
Dy fëmijë të moshës 10 e 13 vjeç kanë vdekur sot në Gjakovë, pasi shtëpia e tyre është përfshirë nga zjarri, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Gjakovë, Nusret Gjurkaj.

Sipas tij, rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Ujz të Gjakovës.

Ekipi i KOHËS është në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 8:30, kur ka marrë flakë oda e familjes S.

Fëmijët B.S e O.S. ishin në odë në ato momente.

Për shkak të zjarrit të madh, familjarët e të tjerët nuk kanë arritur të depërtojnë në odë për t’i shpëtuar.

Gjurkaj ka thënë se tash për tash nuk dihen arsyet e zjarrit.