Fjalë Kyçe

‘Nxjerrja ti’, gjykatësja i ‘bërtet’ dëshmitarit: Në sallë gjyqi nuk bëhen shaka të tilla, më kuptove?

‘Nxjerrja ti’, gjykatësja i ‘bërtet’ dëshmitarit: Në sallë gjyqi nuk bëhen shaka të tilla, më kuptove?

Në seancën që po vazhdon për të tretën ditë me radhë në Gjykatën Speciale për Krime Lufte në Kosovë, avokati mbrojtës i Salih Mustafës ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit.

Ai e ka pyetur dëshmitarin: “Si do të përgjigjeshe, po të të them se klienti im thotë që ai s’t’ka rrah asnjëherë ty në Zllash?”. Teksa dëshmitari ka thënë që “Nxjerrja ti, nuk e di kush”, raporton Zëri.

Në këtë mes ka ndërhyrë gjykatësja e çështjes, e cila i ka kërkuar dëshmitarit të përmbahet nga këto fjalë.

“Zotëri dëshmitar, në një sallë gjyqi nuk duhet bërë shaka të tilla, mahi të tilla dhe sidomos jo avokatit mbrojtës. Të lutem, më kuptove?”, ka thënë gjykatësja.