Fjalë Kyçe

Oda për burra, kuzhina për gra: Çitaku i reagon Shefqet Krasniqit

Oda për burra, kuzhina për gra: Çitaku i reagon Shefqet Krasniqit

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka reaguar Shfeqet Krasniqit, pas deklaratave skandaloze që dha pak më parë në një televizion kosovar, shkruan Gazeta Metro.

“Oda për burra e kuzhina për gra”, është fjalia e cila ngriti reagimet të shumëta veçmas deklaratve tjera që tha Shefqet Krasniqi. Çitaku, ka thënë se është mirë t’i flas dikush këtij të fundit për heorizimin e Shotës e Xhevë Lladrovcit.

“Oda tha është për burra, e kuzhina për gra. Epo, kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona”,. ka shkruar ndër të tjrash Çitaku në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Oda tha është për burra, e kuzhina për gra. Epo, kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona.
Sa për kuzhinë, kuzhineri më i mirë në botë është shqiptari Rene Rexhepi.
Nana ma ka mësuar si fëmijë që vlerat, vyrtytet dhe dhuntitë janë njerëzore, jo gjinore.

Kujtojmë, që Shefqet Krasniqi, i pyetur se a ka diskriminim në fe për gratë thotë se oda është për burra’.

“Në fe nuk ka diskriminim, oda o vëlla është për burra, unë sun e nxa vendin e grave as gratë sun e nxajnë vendin e burrave. Kuzhina është për gra, jo vallahi nuk është për burra, kush gatunë në shpi tane?”, ka thënë ai.