Fjalë Kyçe

Ofertë konkrete nga klubi i njohur shqiptar për Mirlind Dakun

Ofertë konkrete nga klubi i njohur shqiptar për Mirlind Dakun

Merkatoja e verës te Partizani për momentin duket në hije, pasi në plan të parë prej ditësh ka dalë gjetja e trajnerit të ri.

Gjithsesi, drejtuesit paralelisht për pasuesin e Gegës po punojnë edhe për përforcimin e skuadrës, ku kërkesat dhe dëshira janë në çdo repart.

Maja e sulmit mbetet prioritet prej një viti te “demat”. Partizani, në 3 merkatot e fundit, është fokusuar tek afrimi i lojtarëve me moshë të re dhe me perspektivë dhe kryesisht janë të fokusuar në treguan vendës e në rajon, Kosovë dhe Maqedoni.

Mirlind Daku është një dëshirë e vjetër e kampionëve të rinj të Shqipërisë, pasi ish-sulmuesi i Llapit ishte në planet e Partizanit edhe në verën e shkuar, por 21-vjeçari u transferua në Kroaci tek Osijeku. A

i i ka treguar vlerat në futbollin kosovar me Llapin, edhe pse në moshë të re, si dhe është pjesëtar i kombëtares U-21 të Kosovës.

Në sezonin e fundit, Daku ka luajtur vetëm për skuadrën e dytë të Osijekut, me të cilët ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Pa dyshim, si një lojtar i ri dhe premtues, Daku kërkon që të luajë në nivele më të larta se me Osijek 2, ndaj Partizani mund të jetë një trampolinë për shpërthimin e tij.

Mësohet se palët i kanë nisur bisedimet, gjë të cilën për “Panorama Sport” e ka pranuar edhe vetë sulmuesi.

“Di që ka interes nga Partizani për mua, por kjo mbetet në kuadër pëlqimesh, pasi nuk ka gjëra zyrtare, aq më shumë që jam nën kontratë me Osijek”, u shpreh Daku për gazetën.

Drejtuesit e kuq po kërkojnë për një sulmues potent për pjesëmarrjen në Champions, por te të piketuarit është edhe sulmuesi kosovar, i cili mund të jetë edhe për perspektivën. Duke qenë nën kontratë me Osijek, mbetet për t’u parë se cila mund të jetë zgjidhja për ta afruar te “demat”, huazim ose blerje të kartonit nga klubi kroat.