Fjalë Kyçe

OKB-ja përshëndet marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Të punohet në zbatimin e saj

OKB-ja përshëndet marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Të punohet në zbatimin e saj

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka përshëndetur marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe ka theksuar se palët duhet të punojnë “shpejt” dhe “në mirëbesim” për “të materializuar të gjitha detyrimet e tyre sipas marrëveshjes”.

Në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e OKB-së për europress, ai ka deklaruar se materializimi i të njëjtës “është për të mirën e të gjithëve” dhe ka theksuar se organizata ndërkombëtare “mbetet e përkushtuar për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, lehtësuar nga BE-ja.

Marrëveshja u arrit të shtunën pas një takimi maratonë dymbëdhjetë orësh të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kosova dhe Serbia, janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili është i obligueshëm për të dyja palët që nga momenti i publikimit të tij.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërish nuk e ka nënshkruar të njëjtin.