Fjalë Kyçe

Olt Kondirolli e përfundon garën në pozitën e dytë, shumë afër finales së madhe në Lojëra Olimpike

Olt Kondirolli e përfundon garën në pozitën e dytë, shumë afër finales së madhe në Lojëra Olimpike

Notari kosovar, Olt Kondirolli zuri vendin e dytë në kuadër të të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Kondirolli zhvilloi një garë fantastike në 100 metra, duke arritur edhe rezultat shumë pozitiv, shkruan GazetaBlic Sport.

Alexander Shah përfundoi garën në vendin e parë, kurse notari ynë arriti që ta mbyll garën në vendin e dytë.

18 vjeçarit i duhet të jetë ndër 16 më të mirët për tu kualifikuar në gjysmëfinale, por për ta bërë këtë ai duhet të presë edhe përfundimin e garave tjera.